Wednesday, November 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETEmrat/ Identifikohet shqiptari i vrarë në Itali, arrestohet një 23-vjeçar

Emrat/ Identifikohet shqiptari i vrarë në Itali, arrestohet një 23-vjeçar

Një 27-vjeçar shqiptar u vra mbrëmjen e së shtunës në Frosinone të Italisë, ndërsa tre bashkëkombas të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në ambientet e një lokali.

Mediat italiane raportojnë se viktima është 27-vjeçari Kasen Kasmi, ndërsa për këtë ngjarje kriminale është arrestuar një 23-vjeçar, edhe ky shqiptar i identifikuar si Mikea Zara, ndërsa në kërkim janë shpallur tre persona të tjerë.

Në momentet e para pas të shtënave, doli edhe lajmi për vdekjen e një të riu të dytë, të cilin burimet shëndetësore e mohuan më pas në orët e vona të mbrëmjes. Gjendja e tij është kritike, ndërsa dy të plagosurit e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën.

Në mbrëmje vonë, përgjatë lumit Cosa, pranë stacionit, u gjetën rrobat e lagura me gjak që vrasësi i dyshuar i hodhi gjatë arratisjes së tij. Ka qenë vetë i riu që ka treguar ku i kishte hedhur rrobat dhe armën. Kjo e fundit ende nuk është gjetur nga policia.

Pas vrasjes dyshohet se qëndron lufta për menaxhimin e trafikut të drogës dhe prostitucionit. Ndërkohë kanë nisur hetimet të cilat do të duhet të sqarojnë dhe konstatojnë se çfarë çoi në fundin dramatik të ngjarjes.

Krimi i rëndë ndodhi në prani të shumë qytetarëve, mes adoleshentëve dhe familjeve me fëmijë. Në orën 11:00 u mblodh Komiteti i Rendit Publik në Prefekturë.“Jam i shokuar”, ka qenë komenti i kryebashkiakut Riccardo Mastrangeli me të mbërritur në vendin e krimit.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME