Wednesday, November 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETZbardhet dosja e eskortave të ѕekѕit në Durrës: Nuk kemi tutor, paratë...

Zbardhet dosja e eskortave të ѕekѕit në Durrës: Nuk kemi tutor, paratë i mbajmë vetë

Vijnë si turiste por në Shqipëri ushtrojnë prostitucion. Është ky trendi gjithnjë e në rritje i vajzave nga Amerika Latine, Azia dhe nacionalitete të tjera, që njihen si eskortat e seksit. Euronews Albania raporton se ka siguruar dosjen e rastit të fundit, ku në Durrës po hetohen dy venezueliane, një kolumbiane e një spanjolle.

4 shtetase të moshave nga 24 deri 46 vjeçe u proceduan pak ditë më parë për prostitucion nga policia e Durrësit. Rasti u zbulua pas një konflikti me një të ri nga Shijaku, gjatë takimit për ofrimin e shërbimeve seksuale.

Në dosjen e prokurorisë thuhet se një prej vajzave të huaja akuzohet edhe për përshtatje të lokaleve për përdorim droge, pasi në banesën që kishin marrë me qira u gjet një sasi kokaine. Ato do të hetohen në gjendje të lirë ndërsa prokuroria u ka sekuestruar pasaportat dhe një leje qëndrimi që kishte një prej shtetaseve.

Sipas dosjes hetimore, vajzat kanë dëshmuar se kanë mbërritur në Durrës më 5 shkurt të këtij viti, pranojnë faktin se ofrojnë shërbime seksuale kundrejt pagesës, por janë të pavarura dhe nuk trysnohen apo menaxhohen nga askush.

Gjithashtu kanë deklaruar se paratë që fitojnë ua dërgojnë familjeve të tyre. Prokuroria ka verifikuar se në faqet e shumta online të eskortave të sekstit, ishin të hapura profile me fotot dhe kontaktet e shtetaseve të proceduara në gjendje të lirë. Sipas këtyre faqeve në Shqipëri qarkullojnë qindra shtetase të nacionaliteteve të ndryshme, që ofrojnë shërbime seksuale, “in call” ose “aut call”, madje edhe nga Azia e largët.

Ato hynë në Shqipëri si turiste dhe sipas hetimeve të ngjashme të policisë, largohen nga vendi pas disa javësh. Shërbimet seksuale që ofrohen variojnë nga 150 deri në 500 euro, në varësi të kohës dhe nëse shkon në banesën e eskortës apo ajo vjen ku dëshiron klienti. /Euronews Albania

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME