Friday, November 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREPUSHON NIPI, PUNON GJYSHI.

PUSHON NIPI, PUNON GJYSHI.

Nga Lutfi Dervishi – Lajmi i keq se 21 mijë të rinj dolën nga tregu i puněs gjatë vitit të shkuar, u pasua shpejt nga lajmi i mirë se vendin e tyre e zunë menjëherë 27 mijë pensionistë.

Statistika është sa befasuese aq edhe e pa precedentë. (Nëse nuk besoni pyesni INSTAT).

Deri më tani në letěrsi dhe në kinematografi kishim “rastin e veçantë të Benjamin Button”, ku vitet ikin dhe plaku rinohet. Por kětu realiteti ja kalon letěrsisë dhe e lë pas në distancë kinematografinë.

Teksa papunësia te të rinjtë rritet po aq shpejt sa edhe kullat në Tiranë, puněsimi – pensionistěve ngjan ngjitjes së një shqiponje në fluturim ku shumë prej tyre kanë pěrveshur měngët jo pěr pranverẽn e tretë, por dimrin e sakrificave pasi tani duhet të rivuajnë të gjithë pasojat e tranzicionit

Me kētë ndryshim, pritet që Shqipëria të shpallet Silicon Valley për thinjat, një qendër mençurie ku pěrvoja dhe mençuaria mposht entuziazmin dhe fuqinẽ dhe ku pija energike e atyre që punojnë nuk është red bull, por filxhani i çajit.

Ka institucione në Tiranë ku mosha e bordit është 80 vjeç, por puna e pensionistëve nuk ka pse kufizohet vetëm te mbledhjet e bordit Imagjinoni një ditë pune ku giyshja punon nẽ banak dhe kamariere dhe gjyshi në ndërtim dhe ku orari i pushimit të sinkronizohet me orarin e mjekimit të artritit

Tek e fundit e kush mund të pěrballojë më mirë stresin e punës se ata që kanë kaluar vështirësitë e diktaturës dhe tallazet e tranzicionit?

Po ku janë vendet e punës për të rinjtë? Mos janë fshehur si vezët e pashkës që presin të zbulohen?

Si i bëhet që edhe të rinjtë të ndryshojnë statutin nga spektatorë profesionistë në profesionistë të lirë?

Mos ndoshta duhet të ndryshojë mosha e pensionit, nga 65 të shkojë në 35 dhe ky mund tě jetë një motiv që të rinjtë të nisin punë mě herët dhe t’i
bashkohen divizioneve të
pensionistëve që kanë nisur punë për herë të dytë.

Për momentin të rinjtë tẽ presin. Koha ka thirrur në tregun e punës giyshěrit

Dhe ata natyrisht do përgjigjen deri në frymën e fundit. Por çfarë do të ndodhë më tej?

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME