Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETNën hetim nga SPAK për tendera, shkarkohet prefektja e Fierit Rajmonda Balilaj

Nën hetim nga SPAK për tendera, shkarkohet prefektja e Fierit Rajmonda Balilaj

Në mbledhjen e sotme të qeverisë është vendosur lirimi nga detyra e Prefektes së Qarkut të Fierit, Rajmonda Balilaj.

Ky vendim vjen pasi GJKKO e pezulloi nga detyra pasi ka kryer veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, gjatë periudhës që ka qenë kryetare e bashkisë së Patosit.

V E N D I M

PËR

LIRIMIN NGA DETYRA TË PREFEKTIT TË QARKUT TË FIERIT

Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Rajmonda Balilaj, prefekt i Qarkut të Fierit, lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Ndërkohë mësohet se ditën e sotme ishte planifikuar të mbahej seanca për verifikimin e masës së sigurisë pezullim nga detyra të prefekte së qarkut Fier, Rajmonda Balilaj por kjo e fundit nuk është paraqitur në SPAK. Mësohet se Balilaj nuk ndodhet në Shqipëri pasi ajo ndodhet në SHBA.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME