Këngëtarja Elsa Lila ka rrëfyer së fundmi në reality show, ‘Ferma Vip’ ditët e qëndrimit të saj në burg.
Elsa u arrestua në Itali si pjesë e një grupi kriminal të trafikut të dr0gës, dhe ka treguar se detyra që bënte ishte të tregonte historinë e Italisë për gratë e burgosura, ku sipas saj shumica ishin analfabete, ndërsa tha se u lexonte dhe libra.
“Një nga detyrat që kam bërë unë aty, niveli i analfabetizmit ishte shumë i lartë dhe unë ju tregoja histori nga Roma e lashtë, merrja libra ua lexoja. Edhe, vinin dhe një nga gjërat që më kërkonin ishin të llogarisja kur do të dilnin. Unë improvizoja se nuk e dija. Ata e humbnin komplet, 4 vjet aty e humbnin. Vinin thoshin ‘nuk e di kur do dal’.
Unë me logjikë i thash shiko, më jep dokumentacionin që ke, por ishte shumë e vështirë t’ua llogarisje. Unë bëja plus minuse. Më ka bërë shumë përshtypje njëra, se kur unë ia bëra llogarinë ishte shtator 2022 dhe asaj i binte të dilte në shtator 2024, gëzoi. Dola tha, ishte shumë e lumtur. Unë u tmerrova brenda meje. Unë për vete e dija se do dilja dhe isha e qetë”, u shpreh Lila.