Brajan Gruda ka gjetur golin me Gjermaninë U-21 kundër Izraelit, në ndeshjen që u mbyll në shifrat 2-0. Dueli ishte i vlefshëm për kualifikueset e Europianit në grupmoshën 21 vjeçare.
Goli u shënua në minutën e 15-të të takimit. Me një fitore Gjermania do të merrte vendin e parë në grupin D.
Sulmuesi 19-vjeçar është pjesë e Mainz në Bundesligë, ndërkohë që interesim të madh për të ka shfaqur Kombëtarja jonë dhe Sylvinho.
Goal: Brajan Gruda | Germany U21 1-0 israel U21pic.twitter.com/o2n0sbRjvk
— FootColic ⚽️ (@FootColic) March 26, 2024