Lushnje – Policia në 24 orët e fundit në Lushnje procedon në gjendje të lirë 1 shtetas dhe po punohet për kapjen e 1 tjetri, për vepra penale të ndryshme.
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. R., 69 vjeç, banues në Divjakë, pasi duke drejtuar një mjet pune (zetor), pa leje drejtimi, ka përplasur një automjet tip “Audi”, duke shkaktuar dëme materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin G. M., 55 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se i ka vjedhur një orë dore, një 64-vjeçareje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria e Policisë Fierit në 24 orët e fundit
POSTIME TË NGJASHME