Ashtu siç ishte paralajmëruar ditën e sotme po zhvillohet proteta para bashkisë së Tiranës. Qindra qytetarë janë mbledhur para bashkisë ku kërkojnë largimin e kyebashkiakut Veliaj ndërsa që në minutat e para të protestës janë regjistruar tensione.
Qytetarët kane bllokuar rrugën dhe kanë qëlluar me veze dhe mollë në drejtim të bashkisë. Policia është mobilizuar dhe ka rrethuar ndërtesën e bashkisë ndërkohë raportohet janë shpërndarë edhe gaz lotjsellës.
Nga foto e shpërndara duken policët të cilët shpërndajnë mes njëri-tjetrit gazlotsjellës të cilin mund ta përdorin kundër protestuesve.
Këshilltarët Bashkiakë në Tiranë po tentojnë që të hyjnë në godinën e Bashkisë. Mësohet se këshilltarët, thjesht kanë kërkuar që të dorëzojnë një kërkesë në protokollin e Bashkisë, por që nuk lejohen nga forcat e Policisë.
Pas këtij momenti, janë shtuar forcat e policisë të cilat janë të shumta dhe kanë krijuar një kordon rreth godinës.