Sulmuesi i kombëtares, Taulant Seferi gjeti rrugën e rrjetës në Emiratet e Bashkuara Arabe me fanellën Bani Yas. 27-vjeçari shënoi në minutën e 53 të ndeshjes që Bani Yas po luan ndaj Al Wahda duke shkurtuar diferencën në 2-1.
Seferi shënoi super gol me një goditje të bukur me të djathtën që shkoi në trekëndëshin e portës. Për ish-lojtarin e Tiranës ky ishte goli numër shtatë i këtij sezoni me skuadrën e Bani Yas.