Wednesday, November 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREMet Gala 2024: Zbulohen disa nga të ftuarit

Met Gala 2024: Zbulohen disa nga të ftuarit

Lista e të ftuarve për Met Gala-n e këtij viti – i njohur si Oscars e modës – po formohet.

Të sapoardhurit në listën e të ftuarve përfshijnë yllin e “Killers of the Flower Moon” Lily Gladstone dhe yllin e “The Bear” Ayo Edebiri.

Gjithashtu modelja Gisele Bündchen do të marrë pjesë, pasi spekulimet po qarkullojnë nëse ajo do të sjellë të dashurin e saj, instruktorin jiu-jitsu Joaquim Valente. Page Six zbuloi se ata ishin “thellësisht të dashuruar”, në shkurt. Supermodelja ka marrë pjesë në disa Met Gala në të kaluarën me ish-bashkëshortin Tom Brady.

Rihanna – veshjet e së cilës duke përfshirë fustanin e saj të verdhë me gëzof Guo Pei në 2015-ën dhe  Comme des Garçons me petale rozë të 2017-ës kanë bërë bujë në eventin e Vogue – do të jenë sërish në  Muzeun Metropolitan të Artit, thotë një burim për Page Six. Olivia Rodrigo, Uma Thurman, Sarah Paulson dhe  Met Cara Delevingne do të jenë gjithashtu atje. Sa i përket meshkujve, një burim tregoi se Barry Keoghan ka marrë një ftesë  pasi bëri debutimin e tij në tapetin e kuq në ngjarje vitin e kaluar.

Këtë vit tematika e Met Gala do jetë “Garden of Time” (“Kopshti i Kohës”), ndërsa biletat do të shiten për 50.000 dollarë personi (nëse nuk ke ftesë), por çdo emër i interesuar duhet konfirmuar nga Anna Wintour, përndryshe nuk merr dot pjesë.

Zendaya, Chris Hemsworth, Bad Bunny dhe Jennifer Lopez janë emrat e parë të konfirmuar si moderatorë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME