Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETMësuesit protestë para Ministrisë së Arsimit për 1 maj: Të dyfishohen pagat

Mësuesit protestë para Ministrisë së Arsimit për 1 maj: Të dyfishohen pagat

Këtë të mërkurë, në 1 maj, Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve mësuesit kanë dalë në protestë. Me pankartën “Nuk ka arsim cilësor pa mësues të mirëpaguar”, arsimtarët marshuan në drejtim të Ministrisë së Arsimit. Ata protestojnë për pakënaqësitë e mësuesve ndërsa njëzëri kërkojnë dyfishim të pagave. Arsimtarët thonë se ky profesion nuk po zgjidhet më nga maturantët dhe degët e mësuesisë janë në rrezik.

“Duhet dyfishim i pagave që profesioni i mësuesit të bëhet profesion i kërkuar nga maturantët. Në degët e mësuesisë, në Elbasan, Gjirokastër, Shkodër, Korçë janë mbyllur fare. Degët e Matematikës, Fizikës, Kimisë, Biologjisë është një numër i vogël i studentëve që është i pamjaftueshëm për të zëvendësuar mësuesit që dalin në pension. E ardhmja e mësimdhënësve lë shumë për të dëshiruar”, tha një përfaqësues i Sindikatës së Pavarur të Arsimit.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME