Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESORENjë politikan gjerman viziton Berishën në arrest shtëpie

Një politikan gjerman viziton Berishën në arrest shtëpie

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka pasur një mik të vjetër në banesën e tij mbrëmjen e kësaj të marte. Ai është shfaqur në banesë me politikanin gjerman të CDU-së, Elmar Brok që në të kaluarën ka qenë eurodeputet për një kohë të gjatë duke drejtuar për 20 vjet Komisionin për Punë të Jashtme. Berisha tha se Brok e ka ndihmuar opozitën, “kur PS-ja vodhi zgjedhjet e vitit 2001”.

“Njohja ime, miqësia ime me Elmar Brok daton në përpjekjet tona më të fuqishme për integrimin e Shqipërisë në BE dhe NATO. Unë kam kënaqësinë të informoj shqiptarët, se në një moment kritik për historinë e vendit, kur vota e shqiptarëve në vitin 2001, u rrëmbye, rezultati u përmbys, Shqipëria po vidhisej në honet e historisë, humbi rrugën evropiane të saj, bashkë me zotin Elmar Brok, me ndihmën e tij, ne rikthyem Shqipërinë në rrugën e duhur, në drejtimin e saj evropian.

Do mbetet në analet e historisë ftesa dhe organizimi nga ana e tij të dëgjesës të partive politike shqiptare në Parlamentin Europian. Rezoluta e këtij komisioni dhe parlamenti, që i kërkonin PS-së të mos zgjedhë presidentin me votën e vjedhur, se Parlamenti Europian nuk do ta njohë kurrë. Elmar Brok ishte protagonist i kësaj iniciative dhe për dijeninë tuaj, një hearing ishte organizuar vetëm një herë për Ahmet Masudin dhe herën e dytë për Sali Berishën dhe shqiptarët” – tha Berisha.

Ai ka garantuar përfaqësuesin gjerman të CDU-së se ideali i integrimit evropian të Shqipërisë mbetet vendosmëria kryesore e Partisë Demokratike. Në tubimin e së martës ishte i pranishëm edhe Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME