Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETFamiljarë dhe kolegë i japin sot lamtumirën 28-vjeçarit efektiv i “Shqiponjave”

Familjarë dhe kolegë i japin sot lamtumirën 28-vjeçarit efektiv i “Shqiponjave”

Në hollin e Teatrit Bylis në Fier është vendosur arkëmorti me trupin e pa jetë të efektivit të policisë ku do të kryhen homazhe nga familjarë, kolegë, qytetarë dhe autoritetet për t’i dhënë lamtumirën e fundit. Më pas arkëmorti me trupin e tij do të përcillet në banesën e fundit në varrezat e fshatit Baltëz.

Efektivi i policisë Novruz Cenalia u vra dy ditë më parë në fshatin Baltëz pas një konflikti të çastit me 23-vjeçarin Azgan Mernica, i cili pas kryerjes së kësaj vrasje është në arrati.

Prej dy ditësh forcat e policisë, forcat speciale RENEA kanë vijuar kërkimet për gjetjen e autorit duke u shtrirë në disa qytete të jugut të vendit.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME