23-vjeçari Azgan Mernica i cili vrau efektivin e forcave “Shqiponja”, Novruz Cenalia, vijon të jetë në arrati. Mernica pas krimit u largua nga vendi i ngjarjes, ndërsa autoritetet bënë apel duke kërkuar edhe bashkëpunimin e qytetarëve për kapjen e autorit të vrasjes së 28-vjeçarit.
Tashmë kanë kaluar tre ditë nga ngjarja e rëndë dhe kërkimet janë shtrirë në një territor më të gjerë, ku dyshohet se mund të ketë lëvizur 23-vjeçari. Raportohet se një rrugë ku ai mund të jetë larguar është nëpërmjet autostradës Levan-Tepelenë.
Forcat e policisë vazhdojnë kërkimet në zonë të përqendruara, në trekëndëshin Demenas-Pojan-Darëzezë. Efektivët janë vendosur edhe në territorin e parkut arkeologjik, në pjesën që nuk është e vizituar, duke nisur nga Rarostina për të përfunduar në Pojan.
Mësohet se në mëngjesin e sotëm nga Tirana kanë mbrritur edhe dy snajper që i janë bashkuar trupave operacionale të RENEAS sikundët dhe dy mjete taktike që shërbejnë për të ndërhyrë kur personi nuk u pergjigjet forcave policore, ato ndërhyjnë duke shëmbur mure e kryejnë ndalimin e agresorit.