Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e kësaj të enjte marrëveshjen për sigurimet shoqëroreë midis Shqipërise dhe Italisë.
Marrëveshja kaloi me 92 vota pro dhe 0 kundër.
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja tha gjatë seancës plenare sot se takimi i parë zbatues i marrëveshjes me Italinë për njohjen e pensioneve do të zhvillohet në datat 18-20 qershor.
Nga kjo marrëveshje do të përfitojnë rreth 4 mijë shtetas italianë dhe rreth 500 mijë shqiptarë që jetojnë në vendin fqinj.
Ministri Gonxhe e cilësoi skemën e pensioneve të suksesshme, edhe pse pranoi që për shkak të sfidave të reja qeveria ka nisur punë për ndryshimin e saj.
“Pensioni sot është produkt i drejtpërdrejtë i kontributeve të paguara dhe jo i tavaneve administrative. Ndryshimet e faktorëve demografike, ekonomike e sociale sigurisht që kane ndikim ne skemën e pensioneve. Njerëzit fatmirësisht po jetojnë më gjatë, c ka kërkon më shumë financime për të paguar pensionin. Lindjet si në të gjitha vendet e zhvilluara kanë rënë. Lëvizja e lirë e punëtorëve krijon probleme me numrin e kontribuuesve. Në bashkëpunim më bankën botërore po bëjmë një studim për të parë se ku duhet të ndërhyhet në skemë”, tha Gonxhe.