Sunday, September 29, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREMinisteriali i Arsimit të Lartë/ Rama: Na duhet një NATO e arsimit

Ministeriali i Arsimit të Lartë/ Rama: Na duhet një NATO e arsimit

Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën e tij në Konferencën Ministeriale të Zonës Europiane të Arsimit të Lartë që u zhvillua në Tiranë.

Një konferencë e tillë mbahet për herë të parë në rajon me pjesëmarrJen e të gjithë vendeve për tu afruar vlerave themelore të arsimit, ndërkombëtarizimin, lirinë akademike, autonominë institucionale, dimesionin social dhe përgjegjësinë publike të arsimit të lartë.

“E ardhmja mbrohet me dije, arsim. Kur sheh që bota demokratike ka patur mundësinë që të përdor kaq shumë para për të bërë rezistencë ndaj një agresioni dhe ndërkohë në fushën e arsimit vazhdon të mbetet si pjesë e buxheteve. Na bën të mendohemi për këtë çështje. Ajo që them unë mund të merret si provokim. Por ka ardhur koha të organizohet një NATO e arsimit. Ajo që shikojmë më shumë është se urrejtja si dhe mosrënia dakord për institucionet demokratike po shtohet shumë në të gjitha cepat e globit. Bazohet në një sistem që e ushqen këtë gjë. Në rast se në imagjinatën ne do të mund te mendonim për konfrontimin e brezave të rinj, brezi ynë është më pak i përgatitur për të përballur nevojat që ka bota jonë për të cilat kemi punuar fort.’, tha Rama në fjalën e tij.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME