Jose Mourinho ka zbarkuar pak pas mesditës në aeroportin e Stambollit, ku do të nisë një përvojë të re në krye të stolit të Fenerbahçes.
Portugezi pritet të prezantohet zyrtarisht si trajneri i ri i Fenerbahçes, në orën 18:00, në stadiumin ‘Sukru Saracoglu’.
🟡🔵 Şükrü Saracoğlu Stadyumu'nda anlık atmosfer.
— talkFENER (@talkFENER) June 2, 2024
pic.twitter.com/X6z8TVXPzq
Klubi turk ka bërë disa publikime për Mourinhon dhe ka raportuar mbërritjen e tij përmes një transmetimi të drejtpërdrejtë në kanalin e tij në YouTube.
Trajneri portugez, i cili ndodhej në bordin e një aeroplani privat, në shoqërinë e presidentit Ali Koç, zbarkoi në qytetin turk në orën 12:45 dhe hipi i qetë në një autobus, ku vetëm stafi i aeroportit po e vëzhgonte.
Ai u prit në aeroportin e Stambollit ka qindra tifozë të cilët vazhdimisht kanë kënduar emrin e tij.
Fenerbahce ditën e djeshme ka zyrtarizuar Mourinhon, derisa portugezi do të ketë synim ta rikthejë titullin e kampionit pas 13 viteve te kjo skuadër. /Telegrafi/
Ali Koç: “Jose Mourinho'ya 'Neden biz?' diye sordum. 'Tek hedefim Türkiye'de şampiyon olmak değil. Avrupa'da başarılı olup orada da başardı dedirtmek için geliyorum' dedi.” pic.twitter.com/EAtw1nxoGA
— talkFENER (@talkFENER) June 2, 2024
Buluşmamıza çok az kaldı.
— talkFENER (@talkFENER) June 2, 2024
💛💙 #MOUtime #JoseMourinho #Fenerbahçe #Kadıköy pic.twitter.com/ym0lXBr94E