Friday, November 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREFatmir Mediu: Të bashkohemi si opozitë, ndryshe i shërbejmë pushtetit

Fatmir Mediu: Të bashkohemi si opozitë, ndryshe i shërbejmë pushtetit

Duhen ende disa muaj derisa të futemi në vitin zgjedhor, por palët kanë nisur që të shpalosin programet e tyre elektorale. I ftuar në A2 CNN, kreu i Partisë Republikane, i cili ështe edhe nismëtar i bashkimit të opozitës, u shpreh se kjo e fundit “ka shumë komandatë pa ushtarë.”

Fatmir Mediu thotë se opozita po kërkon të “krijojë” kryeministra, kur në fakt duhej të vinte me një qëndrim të unifikuar për të pasur kështu edhe një ofertë serioze për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

“Mirë do të ishte që të kishte krijuar njerëz të përgjegjshëm pa fund që të bashkojnë të tjerët dhe të mos e përjashtojnë njëri-tjetrin…E kam parë federatën si një mundësi për të bashkuar çdo faktor opozitar. Nuk kemi të drejtë që të përjashtojmë kënd”, shtoi Mediu.

Për Mediun, një unifikim i opozitës është i domosdoshëm.

“Një qëndrim i përbashkët për të mundësuar një koalicion të përbashkët, për të brand-uar një mesazh të përbashkët. Për të mos rendur drejt interesave të vogla.”

I pyetur nëse partitë opozitare po mendojnë secila sa mandate mund të marrë e vetme, kreu i PR-së theksoi se çështja në fakt duhet të jetë se sa mandate mund të marrë opozita për ta ndryshuar pushtetin.

“Nuk e di pse opozita ka një ngërç në vetvete për të vajtur dhe për të kërkuar një mbështetje nga ndërkombëtarët rreth kësaj çështjeje. Kemi nevojë për qëndrim të përbashkët”, shtoi Mediu.

Kreu i PR-së ka po ashtu edhe një shpjegim për situatën në të cilën ndodhet opozita, prej disa vitesh tashmë.

“Kjo ndarje e opozitës mund të jetë për shkak të një vetëbesimi të disa individëve që mund të bëjnë ndryshimin e madh. Por edhe pjesë e një loje që bën mazhoranca që ka nevojë për një opozitë të ndarë.”

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME