Ish-deputetja e PD-së, Rudina Hajdari përmes disa postimeve në rrjete sociale ka ndarë disa foto ku duket e veshur si kameriere.
Në një nga fotot Hajdari pyet ndjekësit nëse i shkon një profesion i tillë. ”Një kujtim nga dita e punës si kameriere. Si ju duket? Më shkon?”, ka shkruar ajo, teksa ka zbuluar lokacionin e barit ku edhe janë bërë fotot, në Velipojë.