Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREMilani vijon të këmbëngul për Brojën, bëhet gati një takim në Londër

Milani vijon të këmbëngul për Brojën, bëhet gati një takim në Londër

Armando Broja duket se do të kalojë një verë të “nxehtë” edhe në mëkato, atje ku Milanit në orët e undit ka shtuar ndjeshëm interesimin.  Mediet italiane bëjnë me dije se shefi i skautizmit të “Djallit”, Moncada ka zbarkuar në Londër me shumë mundësi për të diskutuar me Chelsea-n, klubin që ka në pronësi kartonin e sulmuesit të kombëtares shqiptare, pasi e sheh si zëvendësuesin ideal të Giroud.

Qëllimi i Milan-it është që ta afrojë sulmuesin 22-vjeçar me një çmim të favorshëm, duke e marrë në formë huazimi me të drejtë blerjeje për rreth 20 milionë euro në fund.

Ky operacion pritet të jetë i vështirë për “Djallin”, pasi së fundi në garë për shqiptarin është përfshirë edhe Everton, me klubin anglez që raportohet se është i gatshëm të paguajë 30 milionë euro për Brojën.

Armando Broja ndodhet momentalisht në Gjermani me kombëtaren shqiptare, për ndeshjet e “EURO2024” dhe kërkon të japë më të mirën në ndeshjet me Shqipërinë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME