Ndërsa burime të ndryshme herë thonëse sherri sot në Gjermani ndodhi mes tifozëve serbë dhe atyre anglezë, apo tifozëve serbë dhe atyre shqiptarë, mediat kroate kanë hedhur dyshime se në përplasjen e dhunshme të ndodhur pasditen e së dielës në Gelsenkirchen, mes tifozëve anglezë dhe serbë, ishte i përfshirë edhe djali i Presidentit serb, Aleksandar Vuçiç.
Para ndeshjes Angli-Serbi në Gelsenkirchen pati një përleshje në rrugët e këtij qyteti gjerman.
Në mediat sociale janë publikuar video, ku dyshohet se Danilo Vuçiç, djali i Aleksandar Vuçiç, përpiqet të nxitojë në një konflikt ende të pasqaruar, por është i rrethuar nga burra që nuk e lejojnë.
Dyshohet se ata janë pjesëtarë të Kobra, forcave speciale të ngarkuara me mbrojtjen e tij, raportojnë mediat kroate.