Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESORE“Në kombëtaren e Italisë në Euro 2024 të paktën dy lojtarë janë...

“Në kombëtaren e Italisë në Euro 2024 të paktën dy lojtarë janë gay”

Tema e homoseksualitetit është ende një tabu në Itali edhe pse fundjavën e kaluar, u zhvillua në Romë Gay Pride. Madje në sport e aq më tepër te futboll barrierat janë të pakalueshme. Pikërisht për këtë arsye, deklaratat e presidentit të Partisë Gay LGBT+ Fabrizio Marrazzo në lidhje me praninë e dy lojtarëve homoseksualë në kombëtaren e Italisë, që po merr pjesë në Kampionatin Evropian të Gjermanisë, ka bërë zhurmë të madhe. Lajmi pritet të konfirmohet, por Marrazzo është mjaft i sigurt për këtë.

DY HOMOSEKSUALE NË KOMBËTAREN E ITALISË

Fabrizio Marrazzo, president i Partisë Gay LGBT+, ishte i ftuar në emisionin radiofonik La Zanzara. Duke folur për homoseksualitetin në botën e sportit dhe veçanërisht në futboll, Marrazzo u përgjigj kështu: “Në kombëtaren e Italisë, të përfshirë në kampionatin europian, ka një ose dy lojtarë homoseksualë. Ne po përpiqemi të kuptojmë nëse informacioni që kemi është i saktë sepse ata nuk mund ta thonë, përndryshe karriera e tyre do të ndikohej. Nëse do të donin të dilnin hapur do të ishte më mirë, por është një zgjedhje private”.

Në të kaluarën, kanë dalë hapur mbi këtë cështje çeku Jankto dhe gjermani Hitzlsperger, por pasi ishin larguar nga Italia.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME