Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREUEFA nuk fal, pezullon Mirlind Dakun

UEFA nuk fal, pezullon Mirlind Dakun

UEFA jep vendimin, dy ndeshje pezullim për Mirlind Dakun.

Një nga çështjet më të përfolura ditët e fundit është ajo e Mirlind Dakut. Sulmuesi i Shqipërisë, pas barazimit 2-2 me Kroacinë në Hamburg, mori mikrofonin, duke ofenduar serbët dhe maqedonasit.

Ashtu siç pritej, tashmë ka ardhur edhe ndëshkimi i UEFA. Instanca më e lartë e futbollit në Europë ka pezulluar me dy ndeshje sulmuesin e Shqipërisë. E thënë në gjuhë më të thjeshtë, Daku nuk do të mund të kontribuojë për ekipin e Silvinjos, në dy ndeshjet e radhës. Në këto kushte, ai s’do mund të luajë dot ndaj Spanjës, në Dussledorf.

Kujtojmë se lajmi, i cili mori jehonë pas ndeshjes me Kroacinë, ka shkaktuar edhe reagimin e Federatës së Futbollit të Maqedonisë, që kërkonte marrjen e masave të duhura për këtë rast. Mirlind Daku luajti 6 minuta ndaj Kroacisë.

Sulmuesi i Kombëtares kuqezi, Mirlind Daku nuk do të luajë nesër kundër Spanjës.

Ky vendim është marrë nga Komisioni i Etikës dhe Disiplinës në UEFA duke e dënuar me dy ndeshje pezullim për shkak të incidentit të ndodhur pas përfundimit të ndeshjes së EURO 2024, Shqipëri-Kroaci.

Por duket se ky dënim nuk e ka trishtuar aspak futbollistin, përkundazi shfaqet mjaft i lumtur.

I dërguari ynë në Gjermani, Kristi Sejatllari ka arritur të sigurojë pamje ekskluzive nga stërvitja e Kombëtares. Aty shihet Daku i cili bisedon me Rei Manaj përsa i përket pezullimit.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME