Zvicra është skuadra e parë çerekfinaliste në “Euro 2024”. Skuadra helvete mori një fitore të madhe 2-0 ndaj Italisë, duke eliminuar në këtë mënyrë dhe kampionët në fuqi.
Xhaka me shokë ishin dominues në Berlin, atje ku ekipi i Spalletti me shumë ndryshime do të vuante shumë. Një gol i Freuler në pjesën e parë dhe një tjetër i Vargas sapo nisi pjesa e dytë vulosën një ndeshje pa histori.
Një paraqitje zhgënjyese e kampionëve në fuqi të Evropës, të cilët për asnjë moment nuk dhanë përshtypjen se mund të përmbysnin rezultatin e këtij takimi. Fitoja me Shqipërinë është e vetmja “notë” pozitive që mund t’i vihet ekipit të Spallettit,.
REZULTATI LIVE:
ZVICËR 2-0 ITALI
46’ GOOL Zvicra e ka nisur në mënyrë spektakolare pjesën e dytë ndaj Italisë, duke shënuar golin e dytë me një “perlë” të vërtetë të shënuar nga Vargas.
37’ GOOL Zvicra gjen rrugën e rrjetës, duke shtangur Italinë. Remo Freuler dhuron spektakël brenda zonës me një kontroll fantastik, pasi goditja e tij me ta majtën u devijua pak nga Mancini dhe shkoi në rrjetë
1′ Starton dueli në Berlin!
FORMACIONET ZYRTARE:
ZVICRA: Sommer, Schar, Akanji, Rodriguez, Rieder, Freuler, Xhaka, Aebischer, Vargas, Ndoye, Embolo.
Trajner: Murat Yakin
ITALIA: Donnarumma, Mancini, Bastoni, Darmian, Di Lorenzo, Cristante, Fagioli, Barella, El Sharaëy, Chiesa, Scamacca.
Trajner: Luciano Spalletti