Friday, November 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeBOTATurbulenca në fluturimin Madrid – Montevideo/ 30 pasagjerë të lënduar

Turbulenca në fluturimin Madrid – Montevideo/ 30 pasagjerë të lënduar

Një aeroplan i kompanisë spanjolle “Air Europa” u detyrua të bëjë një ulje emergjente mëngjesin e 1 korrikut në Brazil, pasi u përball me turbulenca të forta që shkaktuan rreth 30 të lënduar. Avioni, një Boeing 787-9 që mbante 325 pasagjerë u nis nga Madridi për në Montevideo në Uruguaj.

Ky është incidenti i tretë e i lloji brenda pak javësh. Të dhënat e ofruara nga platforma Flightradar24 tregojnë një ndryshim të rëndësishëm në shpejtësinë në një lartësi prej 11 mijë metrash rreth orës 6.34 të mëngjesit.

Gjatë turbulencave disa persona, të cilët në atë moment nuk kishin vendosur rripat e sigurimit, u përplasën në tavan, duke dëmtuar pjesët e brendshme të avionit. Pilotët, të alarmuar nga stjuardesat, kërkuan një ulje emergjente në Natal të Brazilit, për ndihmën e parë. Ishin 15 ambulanca që prisnin avionin thanë mediat lokale. Nga 30 të plagosurit, 7 u shtruan në spitalet e qytetit, ndërsa të tjerët “pësuan mavijosje të vogla”.
https://www.youtube.com/embed/LERwi11qxe8
Ky është aksidenti i tretë i rëndësishëm brenda pak javësh në lartësi dhe të tre përfshinin turbulenca të forta. Më 20 maj, një Boeing 777-300ER i Singapore Airlines që u ngrit nga Londra për në Singapor bëri një ulje emergjente në Bangkok, Tajlandë. Një burrë në bord humbi jetën – me shumë gjasa për shkak të një ataku në zemër – dhe rreth 100 njerëz u plagosën.

Më 26 maj, një Boeing 787 i Qatar Airways – i cili po fluturonte nga Doha për në Dublin – u përplas me turbulenca të forta ndërsa fluturonte mbi Turqi. Avioni u ul rregullisht në Irlandë me 12 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit të plagosur.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME