Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITET63-vjeçari tenton ti japë fund jetës përballë SPAK-ut

63-vjeçari tenton ti japë fund jetës përballë SPAK-ut

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme para godinës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Një person raportohet se ka pirë helm jashtë dyerve të SPAK, ndërsa më pas është transportuar drejt spitalit, ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Personi i identifikuar si shtetasi P. T., nga qyteti i Lezhës mësohet se kërkonte një takim në Prokurorinë e Posaçme, për arsye ende të paditura.

Sakaq, autoritetet përkatëse po kryejnë verifikimet e nevojshme për të zbuluar nëse qytetari në fjalë vuan nga probleme të shëndetit mendor ose jo.

Edhe policia ka reaguar për rastin: 

Më datë 02.07.2024, në rrugën “Panorama”, përballë godinës së Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, shtetasi P. T., 63 vjeç, dyshohet se ka konsumuar fostoksinë dhe aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME