Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETArrestohet ish-ministri socialist i Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe dy persona të tjerë

Arrestohet ish-ministri socialist i Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe dy persona të tjerë

Arrestohet ish-ministri socialist i Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka përfunduar në pranga. Arrestimi i tij është kryer nga policia e Tiranës. Raporton se Beqaj u vu në pranga për abuzim me fondet e Agjencisë Shtetërore të Programit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, SASPAC, gjatë kohës kur ishte në krye të këtij institucioni. Lidhur me këtë dosje, pak muaj më parë u zhvilluan disa kontrolle në biznese.

Në vitin 2021, Ilir Beqaj mori postin e kreut të të SASPAC nga kryeministri Edi Rama, edhe pse ndaj tij po zhvilloheshin hetime për kontratat koncesionare në shëndetësi. Pas vendimit të Gjykatës së Posaçme për ta caktuar atë me masën e sigurimit “detyrim paraqitje” në lidhje me akuzat për aferën e sterilizimit, Beqaj dha dorëheqjen nga SASPAC. Mësohet se bashkë me të janë arrestuar edhe Ermal Kurtulaj e Alfred Nikolla.

“Duke marrë në konsideratë kërkesat tuaja për informacion lidhur me arrestimin e shtetasit Ilir Beqja, ju konfirmoj se, sot është kryer arrestimi e këtij shtetasi në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës se Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Për një informacion më të plotë, SPAK do të vijojmë më pas me një njoftim zyrtar për shtyp’, thuhet në një njoftim nga SPAK.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME