Friday, November 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESORESPAK: Beqaj dhe Kumbaro, dy fatura për të njëjtën konferencë

SPAK: Beqaj dhe Kumbaro, dy fatura për të njëjtën konferencë

Në njoftimin e SPAK pas arrestimit të Ilir Beqajt sqarohet se është abuzuar me fondet e Bashkimit Europian, të cilat Beqaj duke qenë pronar de facto i restorantit “Gzona” përpiqej t’i kalonte nëpërmjet faturave fiktive në xhepat e tij.

Madje në një rast, për organizimin e një konference për turizmin janë prerë dy fatura, një nga agjencia që drejtonte Ilir Beqaj me fondet e Bashkimit Europian dhe një nga Ministria e Kulturës me fondet e taksapaguesve shqiptarë. Njoftimi i SPAK sqaron si më poshtë për këto dy fatura:

Shërbimi i prokuruar “Për Organizmin e Konferencës 03-05 Prill 2023 “E Ardhmja e Turizmit të Qëndrueshëm Mjedisor në Shqipëri FESTA Asistenca Teknike IPA CBC, Projekti Adrion”) me vlerë 125.000,00 Euro, është i njëjtë me atë të prokuruar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit (në vlerën sipas çmimit të kontratës 38.509.550 lekë) për të njëjtin event atë të quajtur “Festa”, duke u kontraktuar në të dyja rastet e njëjta shoqëri tregtare e quajtur “L…… International” sh.p.k me Ortak e Administrator personi nën hetim Gazmend Haxhia dhe Drejtor Ekzekutiv personin nën hetim A. N”.

I vetmi shërbimi i ofruar për eventin nga kjo shoqëri tregtare është organizimi i darkës, vazhdon SPAK, e cila është organizuar nga restorant “Gzona” në një vlerë prej 4.189.000 lekësh.

Kuptohet se faturat fiktive në këtë rast kryheshin për të futur në xhep paratë e fondeve të Bashkimit Europian. Kur ka kryer manipulimet me faturat fiktive, Ilir Beqaj ishte nën hetim për sterilizimin, por edhe pse aty flitej për më shumë se 100 milion euro, prokurori i SPAK e amnistoi duke mos e arrestuar dhe duke i dhënë Beqajt mundësinë të vazhdonte punën me faturat fiktive të SASPAC.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME