Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETZbardhet vendimi, Gjykata e Lartë: 21 Janarin ta hetojë SPAK-u

Zbardhet vendimi, Gjykata e Lartë: 21 Janarin ta hetojë SPAK-u

Gjykata e Lartë ka vendosur që çështjen e 21 janarit ta hetojë SPAK.

Sipas vendimit:

‘’Kolegji çmon të evidentojë – me këtë rast – se – në konformitet me përcaktimet e nenit 46 të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut – Palët Kontraktuese (ku përfshihet edhe Shqipëria) – kanë detyrimin e konformimit ndaj vendimeve përfundimtare të Gjykatës (GJEDNJ), në çdo çështje ku ato janë palë, përmes ekzekutimit të tyre. Një nga efektet e kësaj procedure është se në rastet kur GJEDNJ konstaton shkelje, shteti i paditur ka detyrimin ligjor jo vetëm për të paguar personave përkatës shumat e dhëna si shpërblim i drejtë, në bazë të nenit 41, por edhe për të zgjedhur masat e përgjithshme dhe/ose individuale më të përshtatshme që duhet të ndërmerren për t’i dhënë fund shkeljes së konstatuar nga GJEDNJ. Në këtë kontekst, Kolegji sjell në vëmendje se përsa i përket masave individuale dhe zbatimin e nenit 46 të Konventës, në paragrafin 178 të vendimit, është shprehur se, “Gjykata vëren se hetimi penal është ende i hapur. Duke pasur parasysh këtë, ajo konsideron se autoritetet duhet të vazhdojnë (për aq sa kjo është e mundur) përpjekjet e tyre që synojnë zbardhjen e rrethanave të vdekjes së A.N. dhe identifikimin dhe ndëshkimin e personave përgjegjës, aty ku është e përshtatshme.” Rrjedhimisht, duke mbajtur parasysh (edhe) konkluzionet e vendimit të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut, të datës 14 Nëntor 2023 (çështja Nikaj kundër Shqipërisë), lidhur me zgjidhjen efektive dhe për forcën detyruese dhe ekzekutimin e vendimeve të kësaj Gjykate, edhe për këtë shkak, Kolegji konsideron se vendimet e gjykatave të posaçme (gjyqtarit për hetimet paraprake pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë dhe të Gjykatës së Posaçme të Apelit) duhet të ndryshohen, duke u urdhëruar Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për të regjistruar procedimin penal, për kallëzimin e datës 16.02.2023, me qëllim kryerjen e hetimeve të mëtejshme, duke mbajtur në konsideratë edhe vendimmarrjen e mësipërme të GJEDNJ”.

PËR KËTO ARSYE,

”Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, në konformitet me përcaktimet e neneve 291, pika 4 dhe 441, pika 1, shkronja “dh”, të Kodit të Procedurës Penale”

VENDOSI:

Ndryshimin e vendimit nr. 92, datë 21.06.2023, të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe të vendimit nr. 107, datë 29.03.2023, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar – gjyqtarit për hetimet paraprake pranë asaj gjykate dhe zgjidhjen përfundimisht të çështjes, duke urdhëruar Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për të regjistruar procedimin penal për kallëzimin e datës 16.02.2023’’, thuhet në vendim.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME