Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREMisrapjekësi që paguan 100 mijë lekë taksë për të ushqyer nënën

Misrapjekësi që paguan 100 mijë lekë taksë për të ushqyer nënën

Nga Mevlan Shanaj-

Këtu në derdhjen e Volorekës në liqen, prej dy ditësh është ngulur Florenci nga Kalivaçi i Mokrës. Tani prej 27 vjetësh janë vendosur në Pogradec te Kalaja. Në tentativën për të ikur me gomone u njoh në Vlorë me një vajzë të asaj zone. Krijuan familje, u erdhën në jetë dy vajza. Sot vajza e madhe është 19 vjeçe dhe punon në Gjermani. Florenci shumë vite ishte në Greqi. Ka punuar edhe në Kroaci që ishte më mirë se në Greqi për të, por u kthye pasi nëna është e moshuar dhe e pamundur të levizë. Për mbijetesë po punon duke shitur misra të pjekur pas dite, buzë liqenit.

Në fund më thotë:

-Paguaj taksën.

-Këtu?! Po sa ta kanë caktuar?- e pyes.

-100 mijë lekë të vjetra!

Duke ngritur supet shton: “Çfarë të them, më duhet të qëndrojë pranë nënës”.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME