Fier – Një ventilator i lën ndezur është bër shkak që të shpërthejë në flakë e si pasojë zjarri të përhapet e të djegi një banesë në lagjen “Sheq i Madh” në Fier këtë paradite të së hënës.
Në vendngjarje kanë shkuar mjete zjarrfikse që bën të mundur fikjen e zjarrit. Sipas tyre ka pasur vetëm dëme materiale e jo në njerëz. Ishin komshinjtë që pan tymin që dilte nga dritarja e dhomës në banesë që njoftuan zjarrfikset.
Në momentin kur ka rënë zjarri, në banesë nuk ndodheshin njerëz. Nga zjarri ka pasur dëme të shumta materiale. Shkaku i zjarrit dyshohet të jetë një ventilator që ishte lënë në punë. Në vendngjarje ka mbërritur edhe policia për zbardhjen e shkaqeve.