Çollaku: Nëse LVV nuk mbështet Osmanin… përfituesit janë jashtë Kosove

Kreshnik Çollaku, ish-këshilltari i ish-presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar ashpër në lidhje me ngjarjet politike që po ndodhin atje në lidhje me zgjedhjen e Presidentit të Republikës.
‘Kosova në orë kritike’, shkruan Çollaku në Facebook, duke theksuar se nëse mazhoranca e LVV nuk pranon propozimin e LDK-së për zgjedhjen e Vjosa Osmanit si president, atëherë është në veprim plani për eleminimin politik të ish-presidentes e cila është totalisht ‘pro’ amerikane dhe perëndimore.
‘Aktorët e këtij plani mund të jenë brenda Kosovës, por përfituesit janë sigurisht jashtë Kosove’, shprehet Çollaku.
Postimi i plotë:
Kosova ne ore kritike..
Pas propozimit te LDK per Vjosa Osmani Presidente,nese maxhoranca e LVV mbeshtet propozimin,diten e hene Kosova ka presidente Vjosa Osmanin.
Nese kjo nuk ndodh,ne Kosove eshte ne veprim plani i eliminimit politk te Vjosa Osmanit,nje Presidente total pro amerikane e pro perendimore
Aktoret e ketij plani mund te jene brenda Kosoves,por Perfituesit jane sigurisht jashte Kosove !!










