Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETPas “Noizy”-t policia e Kosovës shpall në kërkim edhe “Stresi”-n

Pas “Noizy”-t policia e Kosovës shpall në kërkim edhe “Stresi”-n

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve ditën e sotme në mënyrë që të arrestojë reperin e njohur “Stresi”, emri i vërtetë i të cilit është Arkimed Lushaj. “Stresi” akuzohet se është përfshirë në dhunën ndaj Medit Isenit një personazhi të njohur të TikTok-ut para disa ditësh në një klub nate në Pejë.

Në sherr janë përfshirë edhe disa persona të tjerë. Sipas policisë së Kosovës, “Stresi” është i kërkuar për veprën penale: “Ndihma” nё kryerjen e “Lёndim i rёndё trupor”. 

“Personi i kërkuar është: Arkimed (Sali) LUSHAJ i lindur me 15.06.1987 nё Bajram Curr- Shqipёri. I pandehuri është i kërkuar për veprën penale:  “Ndihma” nё kryerjen e veprës penale “Lёndim i rёndё trupor”. Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor” – thuhet në njoftim. 

Më herët vetë reperi është shprehur se nuk ka pasur të bëjë me dhunën e ushtruar, por përkundrazi, ka ndërhyrë për të mos lejuar që të ketë dhunë. 

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME