Friday, September 20, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETMasakra në Sarandë/ Djali: Babi dhunonte mamanë, nuk doja ta vrisja

Masakra në Sarandë/ Djali: Babi dhunonte mamanë, nuk doja ta vrisja

Sarandë – “Babai ishte i dhunshëm me nënën, nuk kisha qëllim ta vrisja”, zbardhet dëshmia e Klementin Islamaj

“Nuk kisha qëllim ta vrisja babanë, e shtyva por u pengua”. Kjo ka qenë dëshmia para grupit hetimor e 41 vjeçarit Klementin Islamaj nga fshati Shalës, bashkia Konispol, i cili u arrestua ditën e djeshme për vrasjen e babait të tij Hysen Islamaj 69 vjeç, pak pasi ky i fundit i kishtë vrarë me sopatë nënën e tij 66-vjeçare Shano Islamaj.

“Vetë jam prind i dy fëmijlve dhe jam i divorcuar. Babai edhe një ditë më parë e ka dhunuar nënën. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 6 të mëngjesit. Isha tek lokali i fshatit po pija kafe me disa shokë. Nga shtëpia u dëgjua zhurmë dhe më thanë bashkëfshatarët të çohesha të shihja çfarë kishte ndodhur. Kur shkova gjeta nënën të vrarë në mes të shtëpisë. Babanë e shtyva që ta largoja nga vetja, por ai u pengua dhe ra. Nuk kisha qëllim ta vrisja” është shprehur mes lotësh para grupit hetimor 41-vjeçari Islamaj.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME