Ardi Ferro komandohet në krye të PD dega Fier

Partia Demokratike vendos: në Fier ska zgjedhje, ngrihet grupi i punës dhe komandohet kryetari i ri doktor Ardi Ferro.
Kryetari i PD Sali Berisha dhe Sekretari i Përgjithshëm Flamur Noka nxjerrin vendimin e fundit: jo zgjedhje në PD e Fierit, por ngritjen e një grupi pune që të bëjë analizën, sistemojë strukturat dhe të punojë për zgjedhjet e ardhshme në parti.
Grupi i punës i përbërë prej 43 anëtarësh do të shërbejë si Kryesi e PD në Fier dhe kryetari i komanduar do të jetë doktor Ardi Ferro.

Nisur nga rezultatet e dobëta që ka pasur Fieri në dy zgjedhjet e fundit, zoti Berisha e ka parë të udhës që të rikompozohet PD e Fierit duke bërë kështu që të mos shkohet në proces zgjedhor në parti, por të komandohet një grup pune që të ringrerë Partinë Demokratike në këtë qytet.
Më poshtë urdhri i Berishës:


I kontaktuar telefonikisht, kryetari i rekomanduar për drejtimin e Partisë Demokratike në Fier, Adrian Ferro, është shprehur se dega ndodhet përballë sfidave të shumta dhe kërkon një angazhim të fortë në vijim.
Sipas tij, gjendja në të cilën ka qenë dega e Partisë Demokratike në Fier kërkon një riorganizim të thellë dhe punë intensive për të rikthyer besimin e qytetarëve.
“Na pret shumë punë përpara. Duke parë situatën në të cilën ka qenë dega, duhet të punojmë fort për të arritur rezultate të kënaqshme në qarkun e Fierit,” është shprehur Ferro.
Ai theksoi se për momentin ky është qëndrimi i tij, duke lënë të kuptohet se në vijim priten zhvillime të tjera brenda strukturave të partisë.









