Dua Lipa dhe Callum Turner po planifikojnë dasmën e vitit në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e saj në Palermo, duke u shoqëruar nga aktori britanik Callum Turner, me të cilin ishte fejuar disa javë më parë.
Në fotot e postuara, dyshja dukej tejet e dashuruar, ndërsa eksploronin rrugicat baroke të qytetit, admironin afresket në katedralen e Palermo-s dhe shijonin udhëtime me varkë gjatë perëndimit të diellit. Një moment i ëmbël u kap kur Turner mbante një kanoli të mbushur me rikota, ndërsa një tjetër foto tregon fjalën “amore” të shkruar në një mur.
Spekulimet për martesën e tyre në Palermo këtë verë, ndoshta në qershor, kanë qenë të shumta. Alessandro Minnone, pronari i barit Colletti në qendër të qytetit, i cili u takua me çiftin gjatë pushimeve, e përshkroi Dua Lipën si “një person shumë të thjeshtë dhe të ngrohtë” dhe shprehu krenarinë që një yll ndërkombëtar zgjedh qytetin e tij për një event të tillë.
Sipas raportimeve, dhomat për të ftuarit në dasmë janë rezervuar në hotelin luksoz Villa Igiea, por ceremonia nuk do të zhvillohet aty. Ndërkohë, spekulimet mbi vendin e ceremonisë përfshijnë oborrin e brendshëm të Galerisë së Artit Modern (GAM) dhe kishën e Santa Maria dello Spasimo, ndërsa Piazza Croce dei Vespri mund të luajë një rol qendror në festime.
Dua Lipa, 30 vjeç, dhe Callum Turner, 36 vjeç, u takuan për herë të parë në vitin 2023 në Londër dhe lidhja e tyre u konkretizua një vit më vonë në Los Angeles. Dashuria e këngëtares për Palermo duket se ka nisur po atë vit, kur ajo promovoi atletet “Puma Palermo” të klubit lokal të futbollit.
Fansat vendas e presin me padurim dasmën, duke shprehur emocion dhe krenari që një yll ndërkombëtar zgjedh qytetin e tyre për një nga momentet më të rëndësishme të jetës.









