Pogradec – Një bombul gazi ka shpërthyer këtë mëngjes të sotëm duke lënë të një grua. Shpërthimi ka ndodhur në një banesë në katin e dytë pranë një fast foodi.
Ngjarja ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në zonën e agjencisë. Mësohet se e lënduar ka mbetur një grua, e cila po transportohet drejt spitalit të qytetit për të marr ndihmën mjekësore.
Zjarrfikësja ka mbërritur në vendngjarje për të shuar flakët ndërsa ndodhet edhe policia për zbardhjen e rrethanave.
Policia
Rreth orës 10:30, në lagjen nr.5 Pogradec, në banesën e shtetases E. P., 71 vjeçe, dyshohet se ka shpërthyer një bombël gazi.
Si pasojë e shpërthimit është dëmtuar 71-vjeçarja, e cila aktualisht po merr mjekim në spitalin e Pogradecit, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.