Friday, November 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREMandati i Olta Xhaçkës, Kuvendi mbledh Këshillin për Legjislacionin

Mandati i Olta Xhaçkës, Kuvendi mbledh Këshillin për Legjislacionin

Pas kërkesës së Partisë Demokratike për zhvillimin e një seance të jashtëzakonshme në Kuvend, kryeparlamentarja Elisa Spiropali ka vendosur që të mbledhë Këshillin për Legjislacionin. Mësohet se mbledhja jashtë sesionit parlamentar do të zhvillohet më 27 gusht në orën 11:00 dhe do të diskutohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për mandatin e Olta Xhaçkës.

Njoftimi i Kuvendit:

Të nderuar kolegë,

ju njoftojmë se në datën 27 Gusht, ora 11:00, në Kryesinë e Kuvendit, do të zhvillohet jashtë sesionit parlamentar, mbledhja e Këshillit për Legjislacionin. (Urdhër Nr. 54, datë 08.08.2024, i Kryetares së Kuvendit, znj. Elisa Spiropali.)

Këshilli për Legjislacionin do të mblidhet për të shqyrtuar vendimin nr. 55, datë 10.07.2024, të Gjykatës Kushtetuese.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME