Thursday, September 19, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETVrasja në Pogradec/ Rrumbullaku: Nuk u tentua fshehja e ngjarjes

Vrasja në Pogradec/ Rrumbullaku: Nuk u tentua fshehja e ngjarjes

Kreu i Policisë së Shtetit, Muhamed Rrumbullaku, ka dalë në një konferencë për të folur lidhur me vrasjen e Egli Progës në Pogradec.

Rrumbullaku tha se në asnjë moment dhe asnjë rrethanë nuk është tentuar që të fshihet ngjarja e rëndë, ku mbeti i vrarë Eglantin Proga.

Ka vijuar një disinformim i publikut përmes burimeve të ndryshme për ngjarjen e rëndë në Pogradec, ku një 42-vjeçar ka ndërruar jetë pas një konflikti. Aludimi se është tentuar të fshihet ngjarja nga shefi i komisariatit Pogradec është i pavërtetë. Nuk është tentuar të fshihet aspak ngjarja e rëndë. Kjo ngjarje është vlerësuar maksimalisht nga Policia e Korçës dhe e Pogradecit. Është bërë gjithë puna e duhur nga grupi hetimor, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të saj“, tha ai.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME