Thursday, September 19, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREMeloni me vilë në jug të Shqipërisë?! Mediat: Ia ka vënë syrin...

Meloni me vilë në jug të Shqipërisë?! Mediat: Ia ka vënë syrin afër Palasës!

Kryeministrja e Italisë, Xhorxhia Meloni mund të rikthehet në jug të Shqipërisë, kësaj radhe për të qëndruar më gjatë, jo për të negociuar ndonjë kamp të ri për refugjatët, por për të blerë një vilë në zonën e bregut. Mediat italiane shkruajnë se kryeministrja e Italisë ka në plan të ketë një strehë të dytë në jug të Shqipërisë larg presionit të gazetarëve dhe fotografëve italianë.

“Kryeministrja e ka ëndërr një vilë me pamje nga deti, me një pishinë dhe kopsht privat, në një resort të ri përballë plazhit” shkruan Il Foglio, që thotë se lajmi “konfirmohet nga burime politike dhe diplomatike të qeverisë shqiptare”.

“Prona së cilës ia ka vënë sytë Meloni ndodhet jo shumë larg Palasës, në bashkinë e Himarës, në qarkun e Vlorës, lehtësisht e arritshme me një traget nga Salento” shkrujnë gazetarët italianë, që zbulojnë se tashmë kryeministrja e ka përzgjedhur vilën e saj buzë detit.

Italianët e justifikojnë vendimin e Melonit, jo thjesht me rehatinë e saj personale, por edhe si një blerje me ngjyrime politike.

“Investimi nuk është vetëm ekonomik, por edhe politik. Pak a shumë si kur Silvio Berlusconi bleu “Villa due Palme” në Lampedusa për të qenë më afër banorëve të ishullit dhe për të mos i bërë ata të ndihen vetëm. Meloni është në kontakt të ngushtë me Shqipërinë duke pasur parasysh projektin për ndërtimin e qendrave të pritjes dhe identifikimit. Një zgjedhje, nëse përfundon shitja, e cila do të “çimentojë” marrëdhënien mes Romës dhe Tiranës. Ndërkohë, përflitet se Meloni mund të shijojë disa ditë relaksi në Sardenjë ku mund të takohet me Marina Berlusconin” shkruan Il Foglio.

Zgjedhja për të pasur një shtëpi pushimi në Shqipëri vjen pas ankesave që ka pasur kryeministrja e Italisë për presionin e mediave gjatë pushimeve të e saj, faktin që nuk gjente pak kohë për të qëndruar me fëmijët pa u rrethuar nga paparacët.

“Është fillimi i gushtit dhe këtë verë kam kaluar vetëm një ditë në plazh. Fotot ishin në kopertinë. Ndoshta nuk duhet të ankohem për këtë tek ju, por është diçka që më bën të mos ndihem rehat”, shpjegon sërish Meloni. Unë jam gjithmonë dhe jam një person spontan, i menjëhershëm, i thjeshtë Të dish se lajmet e mundshme mund të ndërtohen mbi çdo gjest është diçka që nuk më bën të ndihem i qetë. Për këtë arsye “Unë dal shumë pak tani, jashtë punës sime. Kur kam kohë të lirë preferoj ta kaloj në shtëpi. Prandaj investova gjithçka që kisha në shtëpinë e re” tregoi ajo për mediat italiane pak kohë më parë

Marr nga Lapsi.al

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME