Mosha është vetëm një numër për Luka Modric, që vijon të luajë futboll dhe të vendosë rekorde te Real Madridi. Me Superkupën që ngriti mbrëmjen e së mërkurës në Varshavë, mesfushori kroat kthehet në lojtarin me më shumë trofe në historinë e klubit madrilen.
Mes futbollit spanjoll dhe atij ndërkombëtar, Modriç numëron 27 trofe me “Los Blancos”. Mesfushori kroat ka fituar 4 herë titullin kampion në La Liga, 2 herë Kupën e Mbretit, 5 herë Superkupën e Spanjës, 6 herë Champions League, 5 herë Superkupën e Europës dhe 5 herë Botërorin për Klube.
Nëse i shtojmë “Topin e Artë” edhe trofetë me Dinamo Zagreb në Kroaci, në fillim të karrierës, atëherë këto numra bëhen me të vërtetë të paarritshëm.