Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka caktuar datën e zgjedhjeve parlamentare në vendin e saj.
Sipas vendimit të presidentes është caktuar data 9 shkurt 2025.
Më 31 korrik, Osmani ftoi të gjitha partitë parlamentare në konsultime për caktimin e datës së zgjedhjeve. Në këtë takim nuk mori pjesë kreu i partisë në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti.