Rey Manaj ende nuk e ka vendosur nëse do të mbetet te Sivasspor në këtë sezon. Interesimet për lojtarin e Shqipërisë kanë qenë të shumta, ndërsa në garë së fundmi është futur një klub i njohur turk.
Trabzonspor ka zgjedhur Manajn si lojtarin ideal për sulmin për sezonin e ri dhe po tenton ta afrojë në këtë merkato.
Mediat turke raportojnë se Trabzonspor ka ofruar tre lojtarë në shkëmbim, për të marrë 27-vjeçarin. Sivasspor gjithsesi, ka refuzuar emra si Founta, Teklic dhe Bozok, ndërsa kërkojnë një shifër mbi 10 milionë euro për Manajn.
Për sulmuesin e Shqipërisë, ka pasur interesime edhe nga Franca, Spanja apo Itali, por gjithçka ka mbetur në kuadrin e interesit. Manaj shënoi 22 gola në 36 ndeshje zyrtare ne fanellën e Sivasspor në sezonin e kaluar.