Thursday, September 19, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETAktivizohet një zjarr i madh në Fier, banorët kërkojnë ndërhyrje nga ajri...

Aktivizohet një zjarr i madh në Fier, banorët kërkojnë ndërhyrje nga ajri për shuarjen

Një zjarr i përmasave të mëdha është aktivizuar mesditën e sotme në kodrat e fshatit Frakull e Vogël në Fier dhe ka përshkuar mbi 30 ha kullota dhe pemëtari

I favorizuar nga era e fortë, zjarri është përhapur në disa vatra, duke përfshirë edhe ullishtet.

Edhe pse ndodhen në zonë, zjarrfikësit nuk mund të bëjnë dot ndërhyrje pasi terreni është malor dhe nuk ka rrugë.

Banorët kërkojnë ndërhyrje nga ajri pasi situata është tepër e vështirë dhe zjarri po i afrohet banesave.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME