Vlorë – Eva Buzo ka përfunduar udhëtimin e saj prej 35 oresh e 17 min dhe 92 km nga brigjet e Leces, ( San Focca) deri ne Gadishullin e Karaburunit , ku dhe ka prekur tokën Shqiptare në një nga gjiret e Karaburunit, në afërsi të kepit të Gjuzës.
Një udhëtim I vështirë për avokaten me origjinë Shqiptare e cila, sfidën të cilën e la në mes vitin e kaluar për shkak të komplikacioneve , sot rrugëtimin e ka përfunduar , duke treguar një forcë fizike dhe psikologjike.
Ajo ka ndaluar shumë pak duke pirë ujë dhe udhëtimi ka qënë constant. Nuk ka pasur asnjë problem gjatë udhëtimit prej 35 orësh . Në momentin e mbërritjes Eva nuk është në gjendje të flasi për shkak të kalcifikimit të gojës nga kripa .Gjendja e saj është shumë e mirë .
34 ore dhe gati 92 km, Eva Buzo ka mberritur ne bregdetin e Vlores , ku ka prekur gadishullin e Karaburunit sot rreth ores 04 te mengjesit. E lodhur , nuk mund te flas dot per shkak te kalcifikimit te gojes nga kripa, Buzo ndihet krenare per kete sfide te sajen.
Udhetimi me not nga brigjet e Leçes deri ne Vlore u shoqerua me dy mjete lundruese ( gomone).