Thursday, September 19, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETPedagogu amerikan mbyt gruan, 2 qentë dhe më pas vetëvaret

Pedagogu amerikan mbyt gruan, 2 qentë dhe më pas vetëvaret

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë. Një shtetas amerikan raportohet se ka mbytur me litar gruan e tij, 2 qentë si dhe më pas i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur.

Shtetasi amerikan Matthew James Wertz, 53 vjeç rezulton se është pedagog në një shkollë private në kryeqytet. Bashkëshortja e tij është identifikuar si Indah Lilis Sartika Saragih, me origjinë nga Indonezia.

Ngjarja ka ndodhur në banesën që ai kishte marrë me qira në kryqëzimin e rrugës “Valbona” me rrugën “Ramazan Ceku”.

Mësuesi nuk është paraqitur në shkollë sot, duke nxitur shqetësimin e kolegëve dhe drejtuesve të institucionit. Drejtori i shkollës është personi që ka shkuar në shtëpinë e Werts për ta kontrolluar dhe ka zbuluar ngjarjen tragjike. 

Pas zbardhjes së ngjarjes dhe mbërritjes së policisë në vendngjarje, është gjetur një letër e lënë nga Werts për babanë e tij.

Në letrën e tij drejtuar të atit, ai shkruante: “Baba më fal, nuk ia dal dot. Më fal për çfarë bëra, ishte më e fortë se unë.”

Sakaq, autoritetet janë angazhuar në zbardhjen e motiveve që çuan në këtë akt ekstrem, teksa kolegë të tij kanë dëshmuar në polici mbi atë që kanë ditur. Policia gjeti fillimisht trupin e mësuesit dhe më pas edhe atë të bashkëshortes së tij. Paraprakisht besohet se gjithçka ka ndodhur në kushte të depresionit.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME