Policia e Lushnjes ka arrestuar ditën e sotme një 22-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim një person tjetër, pasi ata organizonin lojëra fati nga celulari.
“Komisariati i Policisë Lushnjë arrestoi shtetasin R. Ç., 22 vjeç si dhe shpalli në kërkim shtetasin Y. H., 37 vjeç, të dy banues në fshatin Çermë e Sipërme, pasi në bashkëpunim me njëri-tjertin organizonin lojra fati nga celulari. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua 1 celular”, njofton policia.