Partia Demokratike ka zyrtarizuar sot drejtuesit e saj politikë në 12 qarqe.
Tirana si qarku më i madh i është besuar Belind Këlliçit ndërsa Fieri do të drejtohet nga Gazment Bardhi, i cili ka përballë Taulant Ballën, njësoj si në zgjedhjet e vitit 2021 në Elbasan ku pati edhe përplasje me armë e viktima. Ervin Salianji do të shkojë në Elbasan ndërsa Luciano Boci në Shkodër. Lëvizja e ish përfaqsuesit politik të Fierit Luan Baçi është bërë për shkak se Gazmend Bardhi është më i aftë politikisht për tu përballur në fushatë me ish ministrin e Brendshëm Taulant Balla i cili është përfasuesi politik i PS për qarkun Fier. Më poshtë lista e plotë:
Belind Këlliçi- Tiranë
Oerd Bylykbashi-Durrës
Agron Gjekmarkaj- Lezhë
Luçiano Boçi- Shkodër
Gazment Bardhi-Fier
Flamur Hoxha-Kukës
Xhelal Mziu- Dibër
Ervin Salianji-Elbasan
Ivi Kaso- Korçë
Enno Bozdo- Berat
Bujar Leskaj- Vlorë
Tritan Shehu- Gjirokastër