Monday, November 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSHËNDETFaringiti

Faringiti

Faringiti, siç njihet zakonisht dhembja e fytit, është një inflamacion i faringut. Zakonisht ndodh gjatë muajve të ftohtë të vitit dhe për shkak të gripit.

Shkaqet:

Shkaktarët më të shpeshtë janë viruset (rhinovirus, coronavirus, virusi i influencës

dhe parainfluencës, i fruthit, i variçelës, etj),

më pas bakteret (streptokoku betahemolitik i grupit A, streptococcus pneumoniae, haemophilus influezae, bordetella pertussis, bacillus anthracis, etj), alergjitë, refluksi acid, etj.

Më të rrezikuar për t’u prekur nga faringiti janë:

  • Fëmijët dhe adoleshentët – Duhanpirësit
  • Personat që vuajnë nga alergjitë – Ata që për arsye pune janë në kontakt me kimikate, pluhura toksike, etj
  • Personat me sinusit kronik – Personat me imunitet të dobët

Simptomat:

Dhembje dhe ndjesi kruarje në fund të grykës

• Dhembje që forcohet sa herë që personi përtypet ose flet

• Vështirësi në gëlltitje

• Fyt i thatë

⚫ Bajame të ënjtura ose të skuqura

• Limfonoduj të qafës të zmadhuar dhe inflamuar

• Prani të pllakave të bardha në gjuhë ose

qelb në bajame Ikje e zërit ose zë i ngjirur

Nëse faringiti është rezultat i një infeksioni virusal ose bakterial, përveç simptomave të

mësipërme, mund të ketë edhe temperaturë mbi 38°C, ethe, kollë, hundë me sekrecione, teshtima, dhembje muskulore dhe të artikulacioneve, dhembje koke, të përziera

dhe të vjella.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME