Fier – 30 familje në Mbyet probleme me energjinë elektrike. Vjen tension i ulët po na djegin pajisjet elektroshtëpiake. Nuk po na japin zgjidhje prej mbi një muaj, pohojnë banorët.
Prej mbi një muaj mbi 30 familje në lagjen numër 3 në Mbyet as dy kilometër larg qëndrës Fier vuajnë problemet me furnizim të energjisë elektrike. Tensioni në banesa u shkon as 50 volt nga 220 që duhet të jet rregullisht
Banorët thonë se u janë djegur pajisje elektronike shtëpiake. Gratë thonë se kanë probleme me larjen e teshave , banesave dhe gatimi pasi kanë fëmijë por dhe pleqë dhe të sëmurë.
Nga biseda me ta , ata pohuan se janë ankuar tek drejtoria e OSHEE dhe u kanë thënë që të nënshkruajnë një listë se sa familje e kanë këtë problem.
Sipas tyre mbi një muaj më parë u është djegur transformatori i energjise elektrike që furnizonte këtë pjesë të lagjes dhe e8 kanë lidhur furnizimin me energji nga një transformator tjetër dhe për shkak të ngarkesës u shkon tension i ulët
Banorët thonë se kjo pjesë e lagjes ka problematika të shkumta edhe pse janë pagues të rregullt të faturave të energjisë elektrike e taksave të tjera bahkiake, por problemet e tyre nuk marrin zgjidhje